NISSAN X-TRAIL
MOBILITETI INTELIGJENT I NISSAN-it
NISSAN X-TRAIL
MOBILITETI INTELIGJENT I NISSAN-it

NJOFTOHUNI ME PARTNERIN TUAJ TË RI
NDIHMË, ATËHERË KUR JU DUHET
Sistemi inteligjent i Nissan-it për ndihmë gjatë vozitjes është partner në të cilin gjithnjë mund të llogaritni, i cili gjithmonë kujdeset për ju dhe për ata që ju rrethojnë.

Nuk ju shkon parkimi? Rreshtoni X-Trail-in pranë vendin ku doni të parkoni dhe lëreni sistemin të kryejë manovrimin.

Nuk keni nevojë të ktheni kokën: kur parkoni prapa mund të mbështeteni në kamerën prapa.

Sistemi ju paralajmëron në rast se detekton pengesa apo këmbësorë në afërsi, dhe do ta ngadalësoj makinën nëse është e nevojshme.

Sistemi ju paralajmëron se keni shkelur vijën e jashtme pa dhënë shenjë dhe ngadalë ju ndihmon që të ktheni në vend.

Sistemi përshtat dritat sipas situatës: ulë dritat kur detekton se ka makinë ne ardhje nga ana tjetër dhe sipas nevojës prapë i ngritë dritat.

Respektoni kufizimet ma të reja të shpejtësisë falë detektimit automatik të shenjave të komunikacionit.

Ky sistem ju paralajmëron kur detekton ndonjë automjet në këndin e vdekur.

Me Around View Monitor të kyçur, sistemi do të ju paralajmërojë nëse diçka është duke u lëvizur rreth jush, sic është karroca apo fëmijët.

Sistemi ju paralajmëron për të gjitha lëvizjet pas jush kur jeni duke vozitur prapa.

Rrini të qetë në kthesa. Ky sistem rregullon presionin e frenimit individualisht në secilën rrotë për të mbajtur një shteg ideal gjatë hyrjes në kthesë.

Mos u brengosni për gropa! Ky sistem frenon lehtë të parandaloj shkundjen e karrocerisë nëpër gropa dhe ta bëjë vozitjen më të rehatshme për të gjithë familjen.

Përjetoni kthesat. Ky sistem e kontrollon CVT-në sikur të ishit duke drejtuar me një ndërrues manual gjatë një kthese të lehtë. Kalon në një marsh më të ulët kur hyni në kthesë dhe në një marsh më të lartë gjatë daljes të kthesës.

Përmirëson kapjen e rrotave në rrugë dhe jashtë rrugës. Duke përdorë një kompjuter dhe sensorët, sistemi inteligjent bënë matjen e rrëshqitjes se rrotave dhe menjëherë furnizon me moment rrotullues, kështu që 50% është e drejtuar në rrotat e pasme.

Mban makinën në vend, dhe deri sa automjeti është duke qëndruar, shoferi nuk ka nevojë ta mbajë këmbën në fren apo ta aktivizon frenin e dorës.
FUQI E ZGJUAR
NGRITNI EMOCIONET
- NISSAN BiH
- nissan.mk
- nissan.me
- nissan-rks.com
- nissan.hr
- nissan.si
- nissan.rs