
MOTORËT
e-POWER. Kënaqësi unike e vozitjes elektrike – pa karikues
e-POWER është teknologjia e shtytjes së elektrizuar të Nissan që përdor një motor ekonomik me benzinë për të karikuar baterinë. Rezultati është vozitje me reagim të shpejtë dhe e qetë, pa pasur nevojë që të ndaleni dhe të karikoni në një pikë karikuese. I disponueshëm po ashtu me teknologjinë e-4ORCE të tërheqjes me të gjitha rrotat, për një dinamikë dhe stabilitet më të madh. Të dyja teknologjitë ofrojnë një përshtypje autentike të vozitjes elektrike, dhe atë pa ndërruar marshet. Falë teknologjive unike, Nissan X-Trail ofron shumë më tepër se hibridet tradicionale.