TË DHËNAT E PËRGJITHSHME RRETH PËRDORIMIT TË FAQES

Të dhëna ligjore

Kjo web-faqe është e dedikuar për JU, në mënyre që te jeni të përditësuar lidhur me prodhimet dhe shërbimet e NISSAN-it që janë të disponueshme brenda rrjetit të dilereve të autorizuar të NISSAN-it.

Qasja dhe shfrytëzimi i faqeve NISSAN varet nga pranimi i kushteve të mëposhtme të përdorimit të kësaj web-faqeje, si dhe nga pajtueshmëria juaj me kushtet e mëposhtme te përdorimit të këtyre web-faqeve dhe normave ligjore në fuqi. Ju pranoni dhe bini dakord që Renault Nissan Hrvatska doo, Radnička 47, HR-10000 Zagreb, Hrvatska nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje ose dëmtim të shkaktuar si pasojë e mosrespektimit të kushteve të përdorimit të kësaj web-faqeje dhe standardeve të zbatueshme ligjore sikur më poshtë.

Kushtet e përgjithshme të përdorimit të faqes së internetit

Kushtet e përdorimit të materialeve të shkruara, listat e produkteve dhe shërbimeve, dhe materialet nga faqja e internetit të NISSAN-it janë rregullar që gjithë përdoruesit e web-faqes janë të detyruar ti përmbahen. Prandaj, ne ju kërkojmë që të njoftoheni me këto rregulla në mënyrë që të shmangni keqkuptimet dhe pasojat e mundshme në lidhje me to më vonë.

Faqet e www.nissan.hr janë të qasshme përmes internetit. Interneti është një rrjet ndërkombëtar kompjuterik që Nissan nuk e kontrollon por është vetëm i lidhur me të. Prandaj, disponueshmëria e shërbimeve dhe e informacionit që nuk kontrollohen drejtpërdrejt nga Renault Nissan Kroacia nuk mund të garantohet.

Këtë web-faqe të internetit NISSAN e ka hapur vetëm për qëllime të informacionit. Të gjitha informacionet e disponueshme në faqen e internetit www.nissan.hr janë vetëm për qëllime informacioni. Çdo e dhënë apo çdo  pjesë e të dhënëve të disponueshme në këtë faqe nuk mund të përdoret për qëllime komerciale ose të shpërndahet tek palët e treta pa lejen paraprake me shkrim nga NISSAN.

Informacioni në lidhje me produktet dhe shërbimet e caktuara në këto faqe www.nissan.hr u nënshtrohet kufizimeve të caktuara në lidhje me entitetet për të cilat një informacion i tillë mund të jetë i disponueshëm.

 

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Prezantimi dhe përmbajtja e këtyre faqeve konsiderohen pronë intelektuale e NISSAN, dhe si të tilla mbrohen nga ligjet aktuale në fuqi.

 

Përmbajtja e këtij lokacioni mbrohet nga të drejtat e autorit të drejtat industriale dhe / apo pronës intelektuale që i përkasin NISSAN-it, apo që i përkasin NISSAN-it por janë në posedim të palëve të treta. NISSAN gjithashtu posedon të drejtat e autorit për të redaktuar, zgjedhur apo të personalizon përmbajtjen e këtyre web-faqeve.

Modelet e automjeteve, vizatimet, fotografitë, imazhet, tekstet, titujt, video regjistrimet, me apo pa zë, dhe të gjitha dokumentet e tjera në web-faqe i nënshtrohen të drejtave të autorit, pronësisë industriale dhe / apo intelektuale, dhe si të tilla janë pronë e NISSAN ose e palëve të treta që i garantojnë NISSAN-it përdorimin e kufizar të përmbajtjeve të tij, bazuar në një transaksion të vlefshëm origjinal. Modelet e automjeteve të paraqitura në faqen e internetit mbrohen në përputhje me dispozitat ligjore në lidhje me të drejtat e autorit ose të drejtat e pronësisë industriale dhe / ose intelektuale, si dhe mbrojtjen e drafteve dhe modeleve industriale.

 

Riprodhimi (dixhital apo në letër) i kësaj faqe, si dhe punimet dhe modelet e automjeteve të shfaqura në në të, lejohen ekskluzivisht për përdorim personal, duke përjashtuar çfarëdo përdorimi për çështje reklamimi dhe / apo komercial dhe / apo informativ, në përputhje me rregulloret ligjore në lidhje me të drejtat e autorit ose të drejtat e pronësisë industriale dhe / apo intelektuale aktualisht në fuqi.

 

Përveç dispozitave të mësipërme, çdo riprodhim, prezantim, përdorim, ndryshim i pjesshëm apo  i plotë i faqeve, pavarësisht nga metoda apo mbështetja, të punimeve apo modeleve të automjeteve që i bëjnë ato, pa lejen paraprake nga NISSAN, qofshin ato me qellim të keq apo të rastësishme, ndalohet rreptësishtë dhe përbëjnë shkelje të rregullave për përdorimin e materialit të faqes së internet në fjalë, e cila me vete ngarkon përgjegjësi penale dhe materiale, kështu që NISSAN do të ndjekë penalisht dhe materialisht një autor të tillë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Riprodhimi i pjesshëm ose i plotë i këtyre përmbajtjeve, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga NISSAN, është rreptësishtë i ndaluar, përveç riprodhimit të bërë në përputhje me nevojat e shtypit.

Me anë të kësaj ju bini dakord rreth ndalesave të riprodhimin, shumëzimin apo shpërndarjes së  dizajnit ose sfondit të web-faqes të NISSAN, elementeve të veçanta web-faqës së NISSAN-it, dizajnit të logos së NISSAN-it pa miratimin paraprak me shkrim nga ana NISSAN-it.

E drejta e autorit e (brendit)

 

Emri i brendit NISSAN, logoja NISSAN, emrat e automjeteve të përdorura në fushën e tyre si dhe parullat, produktet dhe shërbimet e lidhura mbrohen nga brendi i regjistruar në përputhje me dispozitat e zbatueshme të të drejtave të autorit ose të drejtave të pronësisë industriale dhe / apo intelektuale. Çdo riprodhim, përdorim dhe / apo modifikim i bërë pa pëlqimin paraprak me shkrim nga NISSAN do të konsiderohet shkelje e së drejtës së autorit ose shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe / apo intelektuale.

Përmenden edhe brende të tjera, dhe në teori ato mund kuptohen nga shkronja e tyre e parë. NISSAN i përdor ato me miratimin e pronarit të tyre, ose si një markë e produkteve ose shërbimeve të propozuara nga NISSAN.

Fjalëkalimet dhe qasja

Gjatë regjistrimit, ju zgjidhni një emër përdoruesi dhe fjalëkalimin.

 

Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të fjalëkalimit dhe emrit tuaj të përdoruesit. Për më tepër, ju jeni plotësisht përgjegjës për të gjitha veprimet e kryera ndaj emrit tuaj të përdoruesit. Mos harroni të shkyçni lidhjen tuaj të Internetit secilën herë pasi të vizitoni web-faqen.

NISSAN nuk mban përgjegjësi për ndonjë humbje ose dëmtim që mund të ndodhë në rast se dikush tjetër përdor emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin tuaj, me ose pa dijeninë tuaj.

Të dhëna për produktet dhe shërbimet

Këto web-faqe në përgjithësi paraqesin produktet dhe shërbimet NISSAN ofron në Republikën e Kroacisë.

Informacionet që NISSAN publikon në këto web-faqe konsiderohet të sakta dhe të besueshme në kohën futjes së tyre. Sidoqoftë, as Renault Nissan Hrvatska d.o.o., Radnička 47, HR-10000 Zagreb, Kroaci, as individët e lidhur, as dilerët dhe anëtarë të rrjetit tregtar NISSAN nuk garantojnë saktësinë, vërtetësinë apo besueshmërinë e çdo informacioni në këtë web-faqe.

Automjete e reja

Karakteristikat e automjeteve të reja të paraqitura në web-faqen e NISSAN-it u referohen atyre automjeteve që janë në dispozicion në kohën e lëshimit apo përditësimit të web-faqes.

Çmimet e shënuara janë vetëm për informacion dhe korrespondojnë me listën aktuale të çmimeve të brendit NISSAN.

Teknologjia

NissanConnect (NC2 Kai)

Vozitja është një çështje serioze. Përdorni shërbimet NissanConnect vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë. Disa aplikacione do të jenë në dispozicion më vonë. Shërbimet dhe aplikacionet janë të disponueshme vetëm në vende të caktuara evropiane dhe në modele të caktuara të Nissan-it. Disa shërbime dhe aplikacione mund të ofrohen gjithashtu nga palë të treta që nuk menaxhohen nga Nissan dhe mund të ndryshojnë pa ndonjë njoftim apo përgjegjësi të Nissan ose agjentëve të tij (përfshirë, dhe jo vetëm, shërbimet që ndërpriten nga palë të treta). Për pajisje të caktuara që operohen me telekomandë nevojitet telefon apo pajisje adekuate që nuk vjen me automjetin. Rrjetet celulare ofrohen nga operatorët celularë dhe nuk janë nën kontrollin e Nissan-it. Rrjeti celularë nuk është i qasshëm në të gjitha zonat. Mund të ngarkohen tarifa për roaming dhe / apo transferimin gjatë transferimit tw tw dhënave. NissanConnect nuk është i disponueshëm në gjuhen kroate. Ai mbështet gjuhët e mëposhtme: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, holandisht, portugalisht, turqisht, rusisht, gjuhen ukrainase, gjuhen daneze, suedisht, finlandisht, polonisht, sllovakisht, çekisht, hungarisht, greqisht. Nissan nuk është përgjegjës për zëvendësimin ose kompensimin e pajisjeve apo kostos shtesë që mund të vijë si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm për shkak të ndryshimeve të shërbimeve.

Monitori panoramik Around View Monitor

Around View Monitor është praktikisht një ndihmë, por nuk zëvendëson vozitjen e duhur të makinës. Për detaje referohuni Udhëzimit për Operimit.

Asistimi i mençur gjatë parkimit

Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni vozitjen tuaj me kushtet e rrugës. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Paralajmërimi për dalje nga korsia

Efektiviteti i sistemit për paralajmërim për dalje të pa qëllimshme nga korsia varet nga kushtet e rrugës. Respektoni kufizimet e shpejtësisë. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Detektimi i objekteve lëvizëse

Sistemi i detektimit të objekteve në lëvizje nuk mund të mënjanoj plotësisht këndin e vdekur dhe nuk mund të detektoj të gjitha objektet. Nuk është zëvendësim për kryerjen e duhur të procedurës së vozitjes prapa. Respektoni kufizimet e shpejtësisë. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Sistemi ndihmës gjatë frenimit emergjent

Qëllimi i sistemit për ndihmë gjatë frenimit emergjent është të paralajmërojë shoferin dhe ta ndihmojë atë para se të ndodhë një aksident; sistemi nuk mund të parandalojë gjithmonë aksidentin. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni vozitjen tuaj kushteve të rrugës. Për detaje referohuni hëzimeve të Operimit.

Paralajmërimi për automjetet në këndin e vdekur

Qëllimi i sistemit për paralajmërim të këndit të vdekur është që ta paralajmërojë shoferin; sistemi nuk mund ta ndaloj fërkimin me automjete të tjera ose të zëvendësojë ekzekutimin e duhur të manovrave të gjatë ndërrimit të korsisë. Sistemi nuk mund të detektoj të gjitha objektet. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni vozitjen tuaj kushteve të rrugës. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Frenimi aktiv motorik

Sistemi i frenimit aktiv motorik mund të mos jete efikas, varësisht prej situatës. Gjithmonë vozitni me kujdes dhe me vëmendje.

Monitorimi aktiv i drejtimit

Sistem i monitorimit të drejtimit mund të mos jete efikas, varësisht prej situatës. Gjithmonë vozitni me kujdes dhe me vëmendje.

Monitorimi aktiv i komoditetit

Sistem aktiv i monitorimit të komoditetit mund të mos jete efikas, varësisht prej situatës. Gjithmonë vozitni me kujdes me vëmendje.

Ndihma gjatë nisjes në përpjeta

Në asnjë rrethanë nuk duhet të mbështeteni vetëm në asistencë gjatë nisjes në përpjeta për ta parandaluar automjetin të mos kthehet mbrapsht në tatëpjetë, mund të mos jete efikas, varësisht prej situatës. Gjithmonë vozitni me kujdes dhe me vëmendje. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Detektimi i lodhjes së shoferit

Gjithmonë vozitni me kujdes dhe me vëmendje.

Ndezja automatike e dritave të gjata

Sistemi automatik i ndezjes së dritave të gjata funksionon në shpejtësitë më të lartë se 20 km / orë dhe nëse ndërprerësi i dritave është i vënë në pozicionin 'Automatik'. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Ekrani para Drive-Assist

Informacionet e shfaqura varen nga pajisjet e instaluara në automjet. Ekrani para Drive Assist nuk duhet të përdoret në rast se ekziston rreziku i shpërqendrimit të shoferit gjatë vozitjes.

Detektimi e shenjave të trafikut

Sistemi operon në kombinim me sistemin e navigacionit. Përshtatni vozitjen e automjetit sipas kushteve të rrugës. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Sistemi Dinamik i Monitorimit të Automjetit (ESP)

Sistemi duhet të jetë i kyçur gjatë vozitjes, përveç kur nxirrni automjetin nga balta ose dëbora. Sistemi nuk mund të parandalojë aksidentin në rast të lëvizjeve të papritura të timonit apo vozitjes së pavëmendshme apo të rrezikshme. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Sistemi i monitorimit të presionit të gomave

Sistemi i monitorimit të presionit të gomave nuk është zëvendësim i kontrolleve të rregullta të presionit të gomave. Për detaje referohuni Udhëzimeve të Operimit.

Shërbimet

Shërbimet e ofruara në këtë web-faqe i referohen anëtarëve aktiv të rrjetit NISSAN në Republikën e Kroacisë. Çmimet e treguara janë çmimet e rekomanduara.

NISSAN rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa njoftim paraprak, të përditësoje ose ndryshoj informacionin në web-faqen e tij, veçanërisht lidhur me karakteristikat teknike, pajisjet e modeleve të publikuara dhe çmimet, duke marrë parasysh natyrën ndërvepruese të faqes. Për ndryshime të tilla, NISSAN, anëtarët e rrjetit apo punonjësit e tij nuk mbajnë përgjegjësi.

NISSAN nuk garanton, qoftë shprehimisht apo nënkuptuar, garancitë e tregtimit ose përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar, dhe as nuk merr asnjë përgjegjësi për tërësinë ose përdorimin e  informacioneve, sistemeve, produkteve ose proceseve të shfaqura.

Informacioni i disponueshëm në web-faqet nuk duhet të konsiderohet bazë për marrjen e vendimeve të rëndësishme personale, financiare apo afariste dhe kështu ju pranoni që nuk do ta konsideroni NISSAN-in përgjegjës për dështim në përmbushjen e pritjeve tuaja në këtë drejtim.

Në masën e lejuar nga ligji, NISSAN nuk do të jetë përgjegjës për çfarëdo lëndimi apo dëmtimi (duke përfshirë, por pa u kufizuar në, dëm të drejtpërdrejtë ose indirekt, aksidental, jopasuror ose material, humbje ose shpenzim) që rezulton nga përdorimi ose paaftësia për t'u përdorur ndonjë nga informacionet e disponueshme në këtë web-faqe.

Për shkak të natyrës interaktive të faqeve, kalkulatori i çmimit gjithashtu shërben vetëm për qëllime informuese. Rrjeti NISSAN është në dispozicionin tuaj për çfarëdo informacioni, veçanërisht në lidhje me çmimet, disponueshmërinë e modeleve të paraqitura dhe ndryshimet më të fundit të modeleve. Në këtë drejtim, ne sugjerojmë që të konsultoheni me një ekspert të përshtatshëm i cili do të jetë në gjendje t'ju japë këshilla të përshtatshme posaçërisht për situatën tuaj specifike, ose të kontaktoni me dilerët e autorizuar të NISSAN. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të gjeni informacione për automjetet e përdorura në web-faqen e tyre, e cila është pjesë e web-faqes www.nissan.hr.

Automjetet e përdorura

Publikimi e automjeteve të përdorura në web-faqen nuk konsiderohet si një ofertë për të blerë, por ftesë për të marrë ofertë nga ju si një blerës potencial.

 

Prandaj, ju paralajmërojmë që, sa i përket automjeteve të përdorura në web-faqen, ofrimi it të dhënave personale gjatë kërkimit të automjeteve të përdorura në asnjë mënyrë nuk do të konsiderohet si lidhje e një kontrate për shitjen e automjetit të zgjedhur. Kontrata për shitjen e një automjeti të përdorur duhet të lidhet me një diler të autorizuar të NISSAN.

Po ashtu, ju paralajmërojmë se ofrimi i të dhënave personale gjatë kërkimit të automjeteve të përdorura në asnjë mënyrë nuk do të konsiderohet si rezervim i automjetit të zgjedhur. Kjo mund të bëhet vetëm me kontakt të drejtpërdrejtë ose duke vizituar një diler të autorizuar të NISSAN.

Të dhëna për shërbimet financiare

Në kapitullin e financimin i gjeni shërbimet dhe çmimet, të cilat zakonisht përcaktohen nga kushtet, dhe që varen nga pranimi i dokumenteve nga institucionet financiare. Të dhënat nuk janë të lidhura me një kontratë. Regjistrimi i të dhënave tuaja në këtë web-faqe nuk është një detyrim kontraktual dhe nuk korrespondon me ofertë kredie.

Vetëm nënshkrimi i ofertave financiare dhe pajisja me të gjitha dokumentet që mbështesin deklaratat tuaja do të lejojë që personi i ngarkuar me financa të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me aplikimin tuaj për kredi. Për shkak të natyrës interaktive të faqes, ofertat që do të gjeni këtu mund të ndryshojnë, dhe për këtë arsye personi i ngarkuar me financa lirohet nga çdo përgjegjësi. Ofertat janë të vlefshme vetëm me pranimin e dokumentacionit.

Të dhënat personale dhe publike

Ju lutemi vini re se dërgimi i postes elektronike private përmes internetit mund të jetë i pasigurt dhe mund t'i nënshtrohet qasjes së paautorizuar nga palët e treta ose shpërndarjes së gabuar.

Shumicën  të web-faqeve mund të vizitoni pa nevojën e dhënies se informacioneve për veten tuaj.

Ndonjëherë na duhen të dhëna për të kryer shërbimet e kërkuara, dhe për këtë arsye deklarata e mbrojtjes së të dhënave që jepet këtu shpjegon mënyrën e mbledhjes dhe përdorimit e të dhënave të përdorura në këto situata. Të dhënat që na ofroni do të konsiderohen konfidenciale në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kroacisë, dhe për këtë arsye NISSAN, ndihmësit tanë, anëtarët e rrjetit tonë të shitjeve mund t'i përdorin ato vetëm në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi në lidhje me konfidencialitetin e të dhënave.

Te dhënat Personale

NISSAN është i detyruar të mbrojë sigurinë e të dhënave tuaja personale.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja, NISSAN nuk do të zbulojë informacione që mund të lejojnë palët e treta t'ju identifikojnë, përveç nëse i transferoni vetë informacionet duke plotësuar formularët në web-faqe. Të dhënat personale që na keni dhënë do të thotë se jeni dakord që këto të dhëna të futen në bazën e të dhënave të NISSAN të Renault Nissan Hrvatska doo, Radnička 47, HR-10000, Zagreb, Kroaci, në mënyrë që të përdoren në përputhje me ligjet aktuale fuqi, në përputhje me deklaratën e mbrojtjes së të dhënave më poshtë, me të cilin bini dakord duke hyrë në web-faqen e NISSAN.

 

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Gazeta Zyrtare Nr. 103/03), të dhënat tuaja personale të mbledhura në këtë mënyrë janë konfidenciale dhe mbeten të ruajtura në bazën e të dhënave personale të NISSAN shoqatës Renault Nissan Hrvatska doo, Radnička 47, HR-10000, Zagreb, Kroacia. Duke ia besuar të dhënat tuaja personale Renault Nissan Hrvatska doo, Radnička 47, HR-10000, Zagreb, Kroaci, në këtë web-faqe ju në asnjë mënyrë nuk hiqni dorë nga të drejtat tuaja të garantuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe veçanërisht të drejtën tuaj për të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e të dhënave tuaja personale nga grumbullimi i jonë nëse ato janë jo të plota, të pasakta ose të vjetruara ose përpunimi i tyre nuk është në përputhje me dispozitat e këtij Akti (Neni 20 i Aktit të përmendur). Ne marrim përsipër që, përveç qëllimit të hetimit ligjor, nuk do t'u sigurojmë palëve të tjera informacionin që kemi marrë.

Me një kërkesë me shkrim me datë dhe nënshkrim dërguar Renault Nissan Hrvatska d.o.o., Radnička 47, HR-10000, Zagreb, Kroaci, ju mund të ushtroni të drejtat e mëposhtme:

  • Një herë në vit, të merrni informacion nëse të dhënat tuaja personale janë përpunuar apo jo;
  • Të përditësoni datat e të dhënave tuaja;
  • Refuzoni pajtimin për të mbajtur, redaktuar dhe përpunuar më tej të dhënat tuaja për arsye ligjore ose arsye të tjera të veçanta, në lidhje me situatën tuaj;

Përdorimi i pjesshëm apo i plotë komercial i të dhënave që pranoni është i ndaluar pa miratimin paraprak me shkrim nga NISSAN, asistentëve apo të punësuarve në rrjetit e shitjes.

Të dhënat publike

Informacionet publike që mund të na ofroni, në lidhje me dëshirat tuaja, interesat apo hobive tuaja kryesore, përdoret për të krijuar dhe propozuar produkte dhe shërbime të përshtatura për shijen tuaj.

Ne mund të pranojmë automatikisht informacione që nuk janë të lidhura me një person specifik, siç mund të jeni lloji i shfletuesit (browser-it) që përdorni, platforma e kompjuterit tuaj ose emri i domain-it që përdorni për të hyrë në faqen tonë.

Deklarata e mbrojtjes së të dhënave

Ju pranoni dhe pajtoheni që të dhënat dhe informacionet e siguruara nga ju janë të destinuara për bazën e të dhënave të NISSAN shoqëria Renault Nissan Hrvatska d.o.o., Radnička 47, HR-10000 Zagreb, Kroaci, kompani të lidhura, si dhe dilerët dhe anëtarët e rrjetit komercial NISSAN.

Të dhënat dhe informacioni i dhënë do të ruhen në bazën e të dhënave të NISSAN dhe shoqërisë Renault Nissan Hrvatska d.o.o. do të konsiderohet konfidenciale. Punonjësit e subjekteve të mësipërme dhe persona të tjerë të cilët, për shkak të natyrës së punës së tyre me apo për subjektet e mësipërme, kanë qasje në informacione konfidenciale, marrin përsipër të mos transferojnë informacione të tilla te palët e treta, t'i përdorin ato kundër interesave tuaja ose të lejojnë palët e treta që ti përdorin ato.

Ju pranoni dhe pajtoheni që të dhënat dhe informacionet e mësipërme të siguruara nga ju do të përdoren ekskluzivisht nga Renault Nissan Hrvatska doo, Radnička 47, HR-10000 Zagreb, Kroaci, nga filialet, dilerët dhe anëtarët e rrjetit komercial NISSAN, me qëllim të përpunimit të tregut , duke iu përgjigjur pyetjeve tuaja, duke caktuar një takim të mundshëm mes jush dhe dilereve të autorizuar të NISSAN, duke bërë pasqyra statistikore dhe analitike, për qëllime tregtare, shpërndarjen e ofertave dhe informacionit, dhe që nuk do të përdoret për qëllime të tjera pa miratimin tuaj paraprak me shkrim.

Ju pranoni dhe pajtoheni që Renault Nissan Hrvatska doo, Radnička 47, HR-10000 Zagreb, Kroaci, kompani të lidhura, si dhe dileret dhe anëtarët e rrjetit tregtar NISSAN mund të publikojnë dhe përdorin për qëllime promovuese rezultatet e marra nga tregu, statistikore, paraqitje analitike ose të ngjashme, të cilat deklarohen në bazë të të dhënave dhe informacioneve të marra nga ju. Rezultatet e publikuara dhe të përdorura për qëllime promovuese do të paraqiten në grupe, pa theksuar të dhëna dhe informacione rreth jush.

"Cookies" biskotat e rrjetit

Kur dikush viziton një faqe, një “cookie” biskotë e rrjetit shfaqet në kompjuterin e përdoruesit (nëse klienti pranon një “cookie”) ose lexohet se përdoruesi e ka vizituar atë faqe më parë.

Njëra nga funksionet e “cookie” është të ndihmojë në grumbullimin e statistikave të trafikut për faqet e lartpërmendura. Të dhënat mblidhen në një formular të përbashkët që nuk lidhet asnjëherë me të dhënat tuaja personale.

Kjo teknologji na tregon se sa përdorues kanë vizituar pjesët kryesore (të tilla si lidhëzat ose grafikët) në web-faqet tona. Ne nuk e përdorim këtë teknologji për të pasur qasje në informacionin tuaj personal që mund të zbulohen. Ky është një mjet që ne përdorim për të grumbulluar statistika të përbashkëta gjatë përdorimin të web-faqes të NISSAN.

Ju mund të mos pranoni “cookies” nga shfletuesi juaj. Nëse zgjidhni këtë opsion, do të shihni tekstin në ekran, por nuk do të keni një pamje të personalizuar apo të abonoheni për shërbimet e disponueshme në web-faqe.

 

Për të çaktivizuar "Prano cookies" në Microsoft Explorer, veproni kështu:

  1. Klikoni "View", pastaj "Options".
  2. Klikoni "Advanced Tab".
  3. Klikoni "Warning" para kutisë "Accepting Cookies".

 

Për të çaktivizuar "Prano cookie" në Netscape Navigator, veproni si në vijim:

  1. Klikoni "Options", pastaj "Network Preferences".
  2. Klikoni në "Protocols Tab".
  3. Klikoni "Warning" para kutisë "Accepting Cookies".

Lidhëzat

Për të futur një lidhëz në www.nissan.hr duhet të keni miratimin paraprak me shkrim nga NISSAN. Për ta bërë këtë duhet të kontaktoni me web-masterin e faqes NISSAN.

NISSAN bën gjithçka që është në fuqinë e tij për të siguruar që të gjitha ri-drejtimet nga faqet tona të internetit të ju referojnë tek web-faqe përmbajtja e të cilave është e një cilësie të mirë në kuptimin që nuk krijon negativitet. Sidoqoftë, ashtu sikur lidhëza që mund t'ju drejtojë në çfarëdo adrese në Internet, dhe duke pas parasysh faktin se faqet e internetit kanë tendencën të ndryshojnë shpesh, NISSAN nuk e ka nën kontroll faqet që shfaqen pranë tij dhe nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për përmbajtjen dhe / ose përditësimin e tyre, as për përmbajtjen që lidhet me ato faqe.

Të gjitha janë pjese e faqeve ekzistuese, përfshirë lidhëzat e saja, janë të dedikuara vetëm për ju, por NISSAN nuk mund të garantojë gjithmonë përmbajtjen e çdo adrese ku ju referoheni.

Në lidhje me këtë, NISSAN nuk është përgjegjës për ligjshmërinë dhe saktësinë e përmbajtjes dhe / apo informacionit në web-faqet e palëve të treta, edhe në rast kur përmes rrugës elektronike ka hapur qasjen për të dhëna të treta:

  • në rast se nuk ka njohuri apo nuk ka mundur të ketë njohuri për veprimet e jashtëligjshme rreth palëve të treta apo përmbajtjen e informacioneve në ato të dhëna,
  • në rast se, sapo ka mësuar se është një veprim i jashtëligjshëm, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e arsyeshme për të larguar ose çaktivizuar qasjen në të dhëna të tilla.

Kufizimi i përgjegjësive

Materiali në këtë web-faqe është i disponueshëm 'ashtu siç është' pa çfarëdo lloj garancie, qoftë e shprehur apo e nënkuptuar.

Përdoruesi i qaset këtyre web-faqeve vetëm me rrezikun e tij. NISSAN nuk garanton që këto web-faqe do të jenë gjithnjë të disponueshme dhe të qasshme dhe se ato nuk do të përmbajnë gabime apo viruse ose se informacioni i publikuar në të do të jetë i saktë dhe i besueshëm.

Në asnjë rrethanë NISSAN, ndihmësit e tij apo anëtarët e rrjetit tonë të shitjeve nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë mungese, dëmtim ose humbje direkte ose indirekte, në veçanti dëme materiale, humbje të të dhënave ose programeve ose dëmeve financiare, që rezultojnë nga konsultimi ose përdorimi i këtyre web-faqeve ose faqeve që janë të lidhura me to.

Përmbajtja e web-faqeve të  NISSAN nuk janë të lidhura me kontratë.

Të dhënat mbi modelet, karakteristikat teknike dhe çmimet i përkasin definicionit në momentin e lëshimit të web-faqeve apo përditësimit të tyre. Këto te fundit paraqiten vetëm si një informues dhe nuk mund të konsiderohen si një ofertë kontraktuale për produkte ose shërbime që ofrohen nga NISSAN, zyrat e përfaqësuese të tij apo ose anëtarët e rrjetit të tij të shitjeve. Gabimet ose lëshimet janë të mundshme.

Qasja në produktet dhe shërbimet e paraqitura në faqet tona u nënshtrohet kufizimeve. Ju duhet të kujdeseni nëse ligjet e vendit nga i cili po kontaktoni ju lejojnë të përdorni faqen tonë të internetit.

Për kufizimet e parapara me ligj,  NISSAN nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë dëmtim apo lëndim (përfshirë, por pa u kufizuar në, dëmtim të drejtpërdrejtë ose indirekt, aksidental, jo-pasuror ose material, humbje ose shpenzim) që rezulton nga përdorimi ose paaftësia për t'u përdorur ndonjë nga informacionet e disponueshme në këtë web-faqe, apo diçka e postuar në to ose shtuar nga ana e përdoruesve të tjerë.

Ligji i zbatueshëm

Me anë të kësaj, ju pranoni dhe ekspozoheni para të drejtës materiale të Malit të Zi si organ ekskluzivisht kompetent për interpretimin, zbatimin dhe veprimet ligjore të të gjitha lejeve, përjashtimeve dhe kushteve të përdorimit të kësaj web-faqeje. Gjykatat malazeze kanë juridiksion ekskluziv mbi të gjitha pretendimet dhe mosmarrëveshjet që dalin nga/apo përdorimi i web-faqeve në fjalë.

NISSAN nuk garanton që materialet që përmbahen në web-faqen në fjalë janë të përshtatshme ose të arritshme nga përdoruesit në vende të caktuara, dhe nuk është përgjegjës për qasjen në to nga territori i vendit ku përmbajtja e tyre është e ndaluar me ligj.

Do të konsiderohet se hyrja në faqet e internetit nga vendet e përmendura është bërë me vetë dëshirë nga përdoruesit dhe sipas ligjeve të zbatueshme në fuqi.

Përditësimi  i kushteve të përgjithshme

NISSAN rezervon të drejtën për të azhurnuar ose ndryshuar kushtet e përdorimit në çdo kohë pa njoftim paraprak. Versioni i fundit i kushteve të përgjithshme të përdorimit mund të shihet duke klikuar në lidhëzën “Njoftimet ligjore dhe mbrojtje e privatësisë” e vendosur në fund të web-faqes.

Informacion lidhur me kompanitë

Gjykata kompetente: Gjykata Ekonomike në Zagreb

2484008 - 1100219621 në Reiffeisen bank - 2360000-1101868083 në Zagrebačka banka - OIB: 30985203273 - Kapitali aksionar: 500,000.00 HRK, i paguar plotësisht në para të gatshme

Themeluesi: RENAULT S.A.S., FRANC - Anëtarët e bordit: Zoran Vujasinović, Drejtor - Bordi Mbikëqyrës: Eric Bernard, President