COUPÉ-CROSSOVER
NISSAN JUKE I RI – MOBILITETI INTELEGJENT I NISSAN-IT
Sistemi i Mobiltetit Inteligjent i Nissan-it përgjithmonë do të ndryshojë mënyrën se si lëvizni, përmes teknologjisë, duke ju bërë që të ndiheni më të sigurte, më të ngazëllyer, dhe më të kyçur. Ju do të jeni të vëmendshëm për gjërat që ju rrethojnë dhe do të pranoni ndihmë atëherë kur ju duhet. Çdo gjë do të bëhet më e thjeshtë momentin që ju lidhni telefonin tuaj të mençur kompatibil me Nissan JUKE-un tuaj dhe boten përreth jush. Kjo është e ardhmja e vozitjes që e keni në dispozicion sot.

dhe rregullon shpejtësinë në mënyrë që të krijon distancën e sigurt me automjetin para.

gjatë trafikut të dendur, pastaj përshpejton dhe e përcjell kolonën.

Në rast se afroheni shumë afër vijës së jashtme, sistemi do të ju kthej në mes në mënyrë të sigurt.

NDIHMA, ATËHERË KUR JU NEVOJITET
NË SKENË DEL SISTEMI PËR NDIHMË GJATË VOZITJES
Ju jeni vetëm njëri – gjithmonë është mirë ta keni dikë afër kur ndodh diçka a paparashikueshme. Nissan JUKE-u i Ri ju ofron një mori të karakteristikave të mobilitetit inteligjent të Nissan-it që do të ju ndihmojë ti shmangeni telasheve.

Qëndroni në korsinë tuaj. Nëse vijat e korsisë janë të qarta, sistemi për mbajtje në korsi do të detektoj lëshimin e korsisë dhe mund të frenojë dhe të ju kthej në korsi pa lëvizje të papartishme.

Nissan JUKE i Ri monitoron këndin e vdekur përmes sistemin për monitorim e këndit të vdekur dhe ju paralajmëron nëse detekton ndonjë automjet. Në rast të mos reagimit ndaj këtij paralajmërimi, sistemi për monitorim të këndit të vdekur mund të frenoj lehtë për të kthyer në korsi JUKE-un tuaj.
SHIKONI DHE VËRENI MË TEPER RRETH VETES
SHIKONI DHE VËRENI MË TEPER RRETH VETES
Le të themi se një makinë ju përvidhet apo ju del në këndin e vdekur, apo një karrocë dyqanesh shfaqet papritmas. Nissan JUKE i Ri me sistemet që posedon, mund të dalloj lëvizjet rreth makinës pa marrë parasysh se a është duke lëvizur apo i parkuar.

Mos keni frikë nga parkimi. Momentin kur largoheni nga vendi i parkimit, sistemi i paralajmërimit për trafik në ardhje nga pas monitoron pjesën prapa të Nissan JUKE-ut tuaj dhe mund të ju paralajmëroj për makina të cilat ju afrohen nga cila do anë.

Sistemi inteligjent i paralajmërimit për ndeshje frontale përcjell situatën e trafikut deri në dy automjete para jush dhe në rast se detekton frenim të menjëhershëm ju paralajmëron edhe juve të ngadalësoni.
TEKNOLOGJI QË KA VËMENDJEN NË DETAJE
VOZITJE E LEHTË, E NDËRGJEGJSHME DHE E KUJDESHME PËR TË GJITHË
Nissan JUKE-U i Ri ju ndihmon që të keni kujdes ndaj gjërave të imëta. JUKE-u kujdeset për ju dhe shoferët e tjerë duke i ulur në moment dritat a gjata ndaj trafikut në ardhje, duke lexuar kufizimin e shpejtësisë, po ashtu duke ju paralajmëruar se keni nevojë për pushim.
Ndezja automatike e dritave të gjata përmirëson shikueshmërinë gjatë natës pa i verbuar shoferët e tjerë. Automatikisht ulë dritat e gjata kur detekton një makinë para jush, dhe i ndez prapë kur keni nevojë.

Sistemi për detektimin e shenjave të komunikacionit ju paralajmëron për kufizimit e shpejtësisë.

A keni nevojë për pushim? Kur sistemi inteligjent i monitorimit të lodhjes së shoferit zbulon shenja të rraskapitjes dhe nevojën për të pushuar nga vozitja, do të ju njoftoj me një shenjë paralajmërimi në formë të kokrrës së kafes në ekranin tuaj.

VOZISNI SI PROFESIONIST
TEKNOLOGJITË PËR VOZITJE DINAMIKE SUNDOJNË KTHESAT DHE RRUGËT ME GROPA

Ngjituni për kthesa dhe shijoni karakteristikat e vozitjes superiore. Monitorimi inteligjent i rrugës përcjell situatën, dhe sipas nevojës, frenon individualisht rrotat që ta kaloni kthesën lehtësisht.

Gropa? Çfarë gropa? Mbikëqyrja inteligjente e komforit frenon automatikisht dhe përshtat momentin rrotullues për ta bërë vozitjen më të rehatshme dhe i bënë gropat të zhduken.

Sistemi i ndihmës gjatë nisjes në përpjeta parandalon lëvizjen prapa kur jeni në një kodër të pjerrët. Mban presionin në frena disa sekonda për të ju dhënë kohen e mjaftueshme të lëvizni shputën nga pedala e frenit te ajo e përshpejtuesit.
BËNI HAPIN E RADHËS
- NISSAN BiH
- nissan.mk
- nissan.me
- nissan-rks.com
- nissan.hr
- nissan.si
- nissan.rs